Skip to product information
1 of 4

Herbalife

Herbalife Formula 1 Nutritional Shake Mix 550g

Herbalife Formula 1 Nutritional Shake Mix 550g

Regular price Lek 4,000.00
Regular price Sale price Lek 4,000.00
Sale Sold out
Taxes included.
Flavor
Quantity

Shijoni një Formula 1 Nutritional shake mix çdo ditë si një vakt ushqyes. Tundeni lehtë kutinë para çdo përdorimi pasi që përmbajtja mund të fundërrojë. Për të përgatitur shake të shijshëm, përzieni dy lugë matëse pluhur (26 g) me 250 ml qumësht të ftohtë, gjysmë të skremuar (1,5 % yndyrë qumështi). Ose për një shake të përshtatshëm për dietë vegane, që normalisht nuk përmban laktozë, me 250 ml lëng soje të pasuruar me kalcium dhe vitamina. Po kërkoni një racion të shëndetshëm pa përdorur qumësht apo pije soje? Provoni Formula 1 me Protein Drink Mix dhe ujë. Formula 1 Nutritional shake mix shijohet më së miri kur përgatitet me akull. Shtoni 250 ml qumësht sipas dëshirës tuaj në një blender, shtoni 3 – 4 kube akulli dhe dy lugë të Formula 1 Nutritional shake mix dhe blendojeni deri sa të arrihet masë homogjene. Shijoni këtë produkt bashkë me një dietë të pasur dhe të shumëllojshme, si pjesë të jetesës së shëndetshme aktive. 

Të ruhet me kapak të mbyllur në vend të freskët dhe të thatë.

Për kontrollin e peshës: Zëvendësimi i dy vakteve ditore me vaktet zëvendësuese si pjesë e dietës me vlera energjike të kufizuara, kontribuon në humbjen e peshës. Zëvendësoni dy vakte në ditë me shake të shijshëm dhe hani një vakt ushqyes.

Për ruajtjen e peshës optimale: Zëvendësimi i një vakti ditor me vaktin zëvendësues si pjesë e dietës me vlera energjike të kufizuara, kontribuon në ruajtjen e peshës, pas humbjes së peshës. Zëvendësoni një vakt në ditë me shake të shijshëm dhe hani dy vakte ushqyese.

Formula 1 Nutrition shake mix është i destinuar për përdorim tek dietat me vlera energjike të kufizuara dhe me ushqime të tjera, bashkë me aktivitet të rregullt fizik. Është e rëndësishme të vazhdoni të konsumoni sasinë adekuate të lëngjeve. Është e rëndësishme që të ndiqni këto udhëzime siç është shënuar. Herbalife këshillon që para fillimit të çdo programi për menaxhimin e peshës, të konsultoheni me mjekun. Një program i shëndetshëm për menaxhimin e peshës duhet të përfshijë konsumim modest të kalorive, dietë të balancuar dhe aktivitet të rregullt fizik.


Formula 1 Nutritional shake mix:

  • Ofron 18 g proteina me cilësi të lartë për porcion*
  • Përmban 25 vitamina dhe minerale kryesore*
  • Është krijuar me përbërës me burim vegan
  • Është pa gluten
  • Nuk ka ngjyra apo shije artificiale
  • Përmban ëmbëlsues nga burimi natyral
  • Përmban 21 racione

*Kur përgatitet me 250 ml qumësht gjysëm të skremuar (1,5 % yndyrë qumështi)

30 in stock

View full details